Duert e babës

10 Mars, 2019 - 7:00 pm

Nga Halil Matoshi

(Gjuha shqipe nuk e njeh filozofinë e të dhânunit (giving) sepse fjala shqipe marrëdhanie dmth. me marrë e tek masanej me dhânë… ‘Giving’ e anglishtes dmth ‘me dhânë’ – me siguru dashuni ose mbështetje tjetër emocionale, me u kujdesë dhe mbështetë tjetren/tjetrin)

Gjithmonë kam mendu se janë duert ma t’forta në botë!
Dhe tek tash e kam kuptue se duert e Tij kane qenë butësisht të destinueme me dhânë…
Ai nuk i dha sall nji skamnori a jetimi, po edhe ma t’pasunve asokohe – ai me njato duer ua ka vizatue shéjat shqype…
Nga duert e Tij jam msue me shkrue – ai m’i ka vizatu i pari shéjat germa – me ùnë n’ hi – para oxhakut…
Nga duert e Tij kanë hanger edhe shpendt e malit…
Dhe ia kam pa ato duer herë t’mbledhuna grushta e herë me dy gishta përpjetë, tuj lypë liri në Prishtinë, në mars 1989 – 1990.
Prandej janë duer t’bekueme t’babës!

Të ngjajshme