Duhet kërkuar…

6 Dhjetor, 2020 - 1:27 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Duhet kërkuar dashurinë
Se ndryshe nuk bën
Të kërkohet kudo që është strukur
Nën harqet e kishës së vjeter maje fshati
Një ditë mgjegulle dhe shiu
Në lavrat e tokës së lëvruar
Se toka është dashuri
Në faqet e librave të shenjtë, por edhe të të tjerëve
Duke hapur dyertë e librarive të mbyllura,
Po t’është nevoja.
S’duhet ndalur së kerkuari
Qoftë edhe duke mbetur pa frymë
Në vrapim e sipër
Se frymë po kerkojmë
Ndoshta është lart, në mesin e gjetheve,
Që i perkedhel era e lehtë në pranverë,
Ndoshta është poshtë, në mesin e gjetheve,
Që i shkel këmba në vjeshtë.
E kur të gjindet,
Të mbulohet me nje copë mëndafshi
E të stërpiket me ca pikë ujë trëndafili.
Duhet kërkuar dashuri
Se ndryshe s’bën
Se vetëm ajo na shpëton.
E pastaj, të harrohet e tëra. / KultPlus.com

Të ngjajshme