E diela ime ishe ti

12 Janar, 2020 - 9:58 am

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ka shumë kohë që jam larg teje.
Besomë, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel.
E diela ime ishe ti.

Nuk të premtoj ndonjë gjë të madhe;
Gjërat e mëdha i kemi konsumuar,
kur prisja agimet në gjoksin tënd.

Kthehu! Nuk të premtoj dashuri.
Me dashuri kemi tërbuar tërë botën.
Thjesht, kam mall për ty.

Por, e dashur, ç’je hënëzuat kështu?
Ah! Sa të bukur jemi, druaj do na zërë magjia. / KultPlus.com

Të ngjajshme