‘E kuptuan, që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…’

19 Korrik, 2022 - 11:00 pm

Poezi nga Frederik Rreshpja

Ushtari i vjetër

Pash fëmijët në rrugë. Të qeshur,
të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.

Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan,
që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…/ KultPlus.com

Të ngjajshme