E tash?

9 Janar, 2020 - 4:40 pm

Poezi nga Nezir Kraki

Tash që qetësia u bë dashuri,
Dhe ndjesitë tona kanë tjetër kuptim,
Si ta gjejmë forcën për t’reja stuhi?
Për trazime t’shpirtit që s’kanë sqarim.

Ta ndjekim mendjen, trupin apo zemrën?
Të rrimë fisnikë apo argatë të ligësisë?
Apo s’ia vlen fare ta ndryshojmë gjendjen,
Të heqim dorë nga dobia e qetësisë.

Dobi e qetësisë thash? Po, Po! dobi.
Kur syri thahet e buza s’dridhet më,
Kur zemra e mendja janë n’harmoni.

Të ngjajshme