Emrit tim

19 Prill, 2020 - 7:30 pm

Poezi nga Sibel Halimi

Emrit tim

Emri im
Të lash të përvuajtur
dashurisë rrugën për t’ia trasua

Kurrë pas teje vrapuar s’kam
sot të kisha ndërrua me një lexim
së mbrapshti

Emri im
I përkthyem në vesë të mëngjesit
në qeshmë të Jerusalemit
gjetur t`kam
në rënien e katërt të Jezuit
dy pika jetë dhanë t`i kam

Emri im
alfabeti i dhembjes
sfilitja e shpirtit tim
pa ty më pak do të vuaja
nga ty do ta çliroja edhe njeriun

Të ngjajshme