Ëndërr brenda ëndrrës

21 Mars, 2019 - 12:00 pm


Poezi nga Edgar Allan Poe.

 Përkthyer nga Fazli Rrezja 

Këtë puthje time merre në ballë!

dhe duke u ndarë nga ti,

lejome që të të them

që nuk gabon nëse mendon

që ditet e mia ishin një endërr,

dhe nëse shpresa fluturoi larg

në një natë apo në një ditë,

në një vegim apo hiq gjë,

a është për këtë me pak e zhdukur

Gjithçka që shohim, ajo çfarë ngjajmë

nuk është tjetër veç se një ëndërr brenda ëndrrës.

Qëndroj në mes së ushëtimës

të një bregu të munduar nga perplasja e dallgës,

dhe shtrëngoj në njerën dorë

kokrra të arta rëre

vetëm disa! E sesi rreshqasin,

nëpërmes gishterinjëve të mi, bien në thellësi!

dhe une qaj – unë qaj!

O Zot! A nuk mund i mbaj

më një të shtrenguar më të fortë?

O Zot! A do mundem ndonjeherë ta shpëtoj

të paktën një, nga e pameshirshmja dallgë?

gjithçka që shohim, ajo çfarë ngjajmë

nuk është tjetër veç së një endërr brenda ëndrrës?

Të fundit

Të ngjajshme