Ëndërr e bukur

17 Gusht, 2019 - 11:20 pm

Poezi nga Bujar Meholli

Jam atje ku gjërat
e mira vlerësohen.
Por, ngashërehem.
Nuk e di sa do të 
më zgjas kjo?…

Lotët e mi rrokullisen
dhe shkëputen nga sytë
si petalet e trëndafilit
kur i shkund era.

Oh, ëndërr!
Sa e bukur,
sa e trishtë.
Mos më lësho,
të përgjërohem!
Tani kur në lumin
e kristaltë po notoj…

Preludet e Bahut
po i dëgjoj
të lozur nga duart e tij,
dridhem si purtekë
nga kënaqësia,
e megjithatë frikësohem
se mos prek tokën prapë…
Oh, jo!

Të ngjajshme