Epika

16 Shkurt, 2018 - 11:06 pm

Ali Podrimja

Pesë shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur.

Merre me mend –
pesë shekuj kam hëngër veten

dhe s’kam ditur të qesh
me veten e tepruar.

Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!

Të ngjajshme