займ на карту онлайн потребительский кредит

Është një dritë që nuk del kurrë jashtë

Tetor 8, 2019 - 10:00 am

Poezi nga: Johnny Marr & Morrissey
Përktheu: Bujar Meholli

Më merr jashtë sonte
dërgomë atje ku luhet muzikë dhe ka njerëz
të rinj dhe të gjallë,
jepi makinës tënde
nuk dua kurrë të shkoj në shtëpi,
sepse një të tillë më nuk e kam.

Më merr jashtë sonte
dua të shoh njerëz,
jetën dua që ta sodis.
Jepi makinës,
oh, vetëm në shtëpi mos më lër
sepse unë nuk kam të tillë, ajo shtëpi është e tyre
dhe unë s’jam i mirëseardhur.

Nëse një autobus
vjen e përplaset tek ne,
kjo është veçse një mënyrë qiellore për të vdekur,
e nëse një kamion prej dhjetë tonësh
na vret ne të dyve,
unë vritem mbi krahun tënd,
kjo është kënaqësi, është privilegj për mua.

Më merr jashtë sonte
kudo më dërgo, nuk më intereson, s’më intereson,
aspak s’e vras mendjen.
Te një nënkalim i errët
me vete thashë: Oh Zot, më duket se shansi im ka ardhë,
por se nga erdhi një frikë e çuditshme dhe më mbërtheu
e kurrfarë pyetje nuk munda të bëj.

Jashtë më nxjerr sonte,
kudo që të duash dërgomë,
nuk po e vras mendjen ku,
thjesht jepi makinës,
s’dua kurrë të shkoj në shtëpi
sepse nuk kam të tillë.
Jo, nuk kam shtëpi.

Dhe nëse një autobus
me ne përplaset
unë do të vdes në krahun tënd
kjo është mënyra qiellore për të vdekur,
edhe nëse një kamion dhjetë tonësh
na i merr jetët tona
unë vdes në krahun tënd
kjo është kënaqësi, është privilegj për mua.

Oh, seç ka një dritë që s’del jashtë.
Një dritë që nuk shfaqet kurrë jashtë,
nuk del kurrë jashtë,
kurrë,
kurrë…

Të ngjajshme