Fjala

10 Gusht, 2025 - 10:30 pm

Poezi nga Martin Camaj, prej vëllimit poetik “Palimpsest”

Në fjalë sqarohet qiell e dhé bashkë:

ajo âshtë një strajcë e në tê mundemi 

me bartë stinët e motit, akull e zjarm. 


Pa atê, një lëvizje në ftyrë, buzëqeshja, 

do të vështrohej si një grimasë. 


Për një kukuk! dhe qyqja shndërrohet

me gjithë pupla në drû e del e i këndon 

kohës n’orën e murit:


këndej nis edhè muzika 

e lidhet me dritën e gjithësisë, 

dashuninë, 

pa krahasim me asnjë fjalë tjetër./KultPlus.com

Të ngjajshme