‘Fjeti mali me borë e s’u ngri, unë ner ethe u çova veç gru’

27 Shkurt, 2021 - 7:55 pm

Nga Peso Pem’za

Fjet mali me hanën mbi kry

e s‘u dogj

krahëve me qindra zogj

edhe mu nji andërr sa t‘zitë n‘thu

ballit s‘mu shkoq

ni zog sa troha n‘krahnor

lypka shoq

Fjet mali muluem me borë e s‘u ngri

n’shok‘ e teposhtë u çu dru

edhe unë ner ethe fjeta

u çova veç gru./ KultPlus.com

Të ngjajshme