Fletat

25 Tetor, 2021 - 7:25 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Sot fryu erë,
gjitha fletat ranë në tokë.
Nga dritarja shikoja këtë spektakël
ku si në një skenë filmi të vjetër,
shija vetën, kur me nxënësit e tjerë
bënim një truç me fleta
dhe shtyheshim dhe hidheshim
gjatë lojërave të tona fëminore
aty në oborrin e shkollës,
ku na çojshe nanë,
mua dhe motrën e vogël.
Ta lëshojsha dorën dhe hysha në klasë,
si e madhe.
E sot ti ma lëshove dorën,
vërtetë mendove se u rrita,
e se nuk kam më nevojë për ty? / KultPlus.com

Të ngjajshme