Fol me poetët rusë

26 Janar, 2022 - 9:30 am

Poezi nga Lulzim Tafa

FOL ME POETËT RUSË

(Letër mikut tim, Poetit nga Ukraina Dmytri Chystiak)

Dobry den Dmytro
Fol me poetët rusë
ose bëje një palimpsest
Svetlana Aleksieviqit se
“Lufta nuk ka fytyrë” Poeti.

Fol me poetë rusë se ata
E ndalin atë luftë.

Poezia është më e fuqishme se ushtria se lufta.
Vera Polozkova e din se
Pushkini ishte më i fortë se Putini.

Dimër është
Poetet rusë duhet ta dinë
Se është tepër ftohtë
për lojën kuq e bardh./ KultPlus.com

Të ngjajshme