Hera

11 Tetor, 2022 - 2:26 pm

Sibel Halimi

Nuk të linda për t`u kujdesur ti
për mua
Kur unë s`do të mund të të shoh
Nuk të linda për ta plotësuar
amësinë time
Të kërkuar nga të tjerët…
Nuk të linda për ta kënaqë dëshirën
për puthjet
që sot të shumta i shkrep mbi ty…
Nuk të linda për ta projektuar veten
në kthjelltësinë e syve tu të
padjallëzuar
plot jetë e dashuri…
Nuk të linda për ta dhënë emrin
sipas diktatit
Të kushedi se kujt
Të linda HERA
Për ta parë lirinë tënde/ KultPlus.com

Të ngjajshme