‘Ja të vdesim, ja të rrojmë si burrat’ e trimërisë’- nga Çajupi

25 Mars, 2023 - 11:56 am

Baba-Tomor, kish’ e Shqipërisë,
mal i lartë, fron i perëndisë,
tek ti vinin njerëzit që moti
për të msuar se ç’urdhëron zoti…
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
të msoj q’thot dhe per shqipetarë.
Kanë qenë trima të lëvduar
dhe ne luftë s’janë turpëruar,
qenë trima dhé mëmedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndarë,
Shkonin jeten me puckë në dorë,
Donin shqipen, s’qenë tradhëtorë,
lulezonte gjithë Shqipëria,
s’e s’kish shkelur si sot robëria,
gra e burra donin Shqiperinë,
djem e cupa këndonin Lirinë.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqipërisë!
I përmbysur nga zgjedh’ e Turqisë,
shqipëtarët, si dhe bagëtia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetarët? Sot s’ka shqipetarë,
turku, greku na kanë përndarë!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejnë… U prish Shqipëria…
Mal i lartë, me krye në diell,
fron i zotit q është mbret në qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
c’kanë ngjarë, gjithë c’kanë shkuar,
i di vete, s’duhet të t’i themi;
C’do të ngjajnë, të lutem rrëfemi,
Sot e tutje, c’thotë perëndia?
Do të heqë shumë Shqipëria?
cfaj ka berë, c’gjynahe paguan?
Nga Turqia të tërë shpëtuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nënë zgjedhë mbeti shqipëtari
cthotë zoti për kombin tonë,
do ta lerë penë sulltan qenë?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c’nderoi dhe gjaknë na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!
Fshiu lotet dhe më tha Tomori:

0 shqipetarët e gjorë,
Ndegjoni Baba-Tomorë:
Kombi tuaj s’vete mbarë
se besët u kanë ndarë.

Besa e bashkon njérinë:
Ju pse e ndani perendinë?

Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejtë mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimanë
gjithë një perendi kanë;
ini një gjak, mor telë ngerë,
se nde një vend kini lerë.
Ini gjithë shqipëtarë
s’ini grekër a tartarë,
hiqni dorë nga rreziku,
shihi se c’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.

Mblidhuni të béni benë,
të kujtoni Skenderbenë,
të duani Mëmedhenë,
të mos e lini të shkretë…
Ngrihi ta shpëtoni vetë,
se u ndin zot’ i vërtetë,
mos e peshoni Turqinë,
mos e besoni Morenë
të duani perendinë;
të duani Mëmedhenë
Erdhi dita të leftojmë
për lirin’ e Shqiperisë;
ja të vdesim, ja të rrojmë
si burrat’ e trimerisë.

Të ngjajshme