займ на карту онлайн потребительский кредит

Jam Grua

4 Gusht, 2020 - 3:11 pm

Poezi nga Burbuqe Rushiti

Kurrë mos e paç
dorën tënde mbi supin tim
kur malli të kaplon
nëse syrit tim sot në vend të shpresës lotin ia
dhuron.
Mos lejo, miku im
në muzg të t’mallkoj rinia ime e shkuar
nëpër ditët tua.
Merrmë për dore si fëmijën, miku im,
jam grua dhe nuk kam fuqi të kaloj nëpër këtë mal.

Burbuqe Rushiti u lind në një familje të vjetër prishtinase. Dashurinë për letërsi ia kultivuan prindërit e saj, të cilët e donin dhe e çmonin artin. Burbuqja shkollimin fillor të mesëm dhe fakultetin i kreu në Prishtinë. Studio në Universitetin e Kosovës ku kreu Fakultetin e Filozofik, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, po aty kreu edhe studimet e magjistraturës në filologji. Qysh herët filloi të merret me shkrime të cilat i botoi në revistat: “Zëri”, “Bota e re”, “Kosovarja”, dhe bashkëpunoi edhe me Radio Prishtinën. Në vitet e hershme të krijimtarisë poezitë e saj zunë vend në antologjitë e poezive të studentëve të Universitetit të Kosovës me titull “Rrjedh e le gjurmë”. Deri më 5 korrik 1990 punoi si gazetare në radio Prishtinë. Pas largimit të dhunshëm nga puna nga regjimi serb u angazhua si redaktore në revistën “Teuta” si dhe bashkëpunoi me të përditshmen “Bujku” si gazetare në rubrikën e politikës së jashtme ku u shquan analizat e saj për Turqinë. Më 1998 u bë korrespondente e Radiotelevizionit më të njohur informativ të Turqisë NTV ku raportonte nga terren e luftës në Kosovë. Më 1999 u bë përfaqësuese e Radiotelevizionit NTV dhe CNBC për Ballkan, raportoi edhe për konfliktin në Luginën e Preshevës dhe të Maqedonisë. Përveç poezive të botuara në shumë revista të Kosovës Burbuqja në korrik të vitit 1999 botoi librin e saj të parë në gjuhën turke në Stamboll me titullin “Kokunu ozeldim Kosova” (Kam mall për erën tënde Kosovë). Vlerësimet e kritikëve të njohur turq për librin e saj ishin shumë të larta. Kjo ndikoi që ky libër të bëjë bujë dhe të pritet shumë mirë në Turqi. Brenda gjashtë muajve ishte në listën e librave më të shitur në vend. Në vitin 2000 Burbuqja si konkurrente e propozuar nga gazeta “Hurriyet” për gratë më të suksesshme të Mileniumit në Turqi arriti që me votat e opinionit turk të jetë njëra ndër katër gazetaret më të preferuara të Turqisë. Burbuqe Rushiti ishte pjesë e shumë konferencave të organizuara në Turqi me ç ‘rast mbajti ligjërata në Degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Stambollit dhe Universitetit Marmara në Stamboll. Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare, veç këtyre ajo ka qenë tekst shkruese e shumë këngëve të suksesshme të viteve 80-ta dhe 90-ta që janë kënduar në Akordet e Kosovës.
Burbuqe Rushiti vdiq pas një sëmundjeje të rënde më 4 gusht 2019 në Prishtinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme