займ на карту онлайн потребительский кредит

Jam i lodhur

Prill 17, 2019 - 12:30 pm

Poezi nga Fernando Pessoa.

Jam i lodhur, kjo është e qartë,
Sepse, në një pikë të caktuar, njerëzit duhet të jenë të lodhur.
Nga çfarë jam i lodhur, nuk e di:
Do të ishte e padobishme që ta di,
Ngaqë lodhja mbetet e njëjtë.
Plaga dhemb se dhemb
Dhe jo nga shkaku që e ka prodhuar.
Po, jam i lodhur,
Dhe ndonjëherë i buzëqeshur.
Se lodhja është:
Në trup, një dëshirë për gjumë,
Në shpirt, një dëshirë për të mos menduar
Dhe, mbi të gjitha, një tejdukshmëri shkëlqyese
E të kuptuarit retrospektiv…
Dhe a ndryshon epshi pa pasur shpresa?
Jam inteligjent: kjo është e gjitha.
Kam parë shumë dhe kam kuptuar shumë
nga ajo që kam parë,
Dhe është një kënaqësi e veçantë
Edhe në lodhjen që kjo na sjell,
Që në fund koka ende shërben për diçka.

Përktheu nga spanjishtja: Butrint Haxha . / KultPlus.com

Të ngjajshme