Jetë e humbur në pauza …

4 Shkurt, 2019 - 6:00 pm

Nga Silvana Dhori Xhelaj

Piu edhe një gllënjkë kafe me vështrimin
përtej xhamave…
-Hëm…jetë, jetë në pauza…
Ka kohë thua, jeta êshtë e gjatë, ka kohë të bësh dashuri.
Natën e mirë do bëjmë nesër…
Ka kohë do shkoj herën tjetêr në kinema dhe për kafe,
një herë tjetër…dhe një xhiro e premtuar..nesër..

Dhe koha tjetêr ikën dhe mbetet…koha e pritjes…
Ikën ditët, javët….vitet….
Dhe koha rrjedh … Rriten fëmijët ti zvogëlohesh…
Të gjitha nisin zvogëlohen, mbrëmjet në perëndimin e diellit…
dhe ato në shi..

-Fliste pa e pyetur i menduar….
-Përherë i premtoj vetes i premtoj asaj…
Një të sotme më të bukur se e djeshmja..
por prap asgjë nuk ndryshoj, të njëjat vazhdoj…
Kjo sjellje tani më vë në mendime…
të thotē që është e dhimbshme të bësh dikë të besoj.
Të pres me shpresë të ndryshosh se do të vazhdosh të
jesh gjysma e ëndërruar…
-E vështroj pa e ndërprerë thjesht dëgjoj..
-Dhe gruaja mërzitet,fëmijët presin akoma kineman e premtuar.
Koha ecën në çdo sekond të saj, ti zvogëlohesh…

Tani çuditesh me veten që dje këto nuk i kuptoje..
Por sot…
Sot….është tepër vonē koha nuk të pret.
Ndoshta ky është dënimi i saj për ty,, pendesa …
Koha ka afatin e saj,,,ne nuk e shikojmë… Hëm ….
-Mori frymë thellë dhe vazhdoi sërish…
-Dhe ja vjen një ditë ku të gjitha mbarojnë.
Jeta…në pauza kohe…Një çast…
Mbaron dashuria dhe e dashura, rriten fëmijët ti bëhesh fëmi..
Plaket gruaja dhe ja thinjat tani ….
Është vonë për pauza….
Jeta një përplasje qepallash në kohë.
Nesër është vonë ,vetëm sot dhe tani..
Por kjo tani,tashmë mbaroi..

Bashkë me të dhe koha ime po mbaron në matêsin e saj
po shkasin kokrrat e fundit të rërês..
E di ç’farë miku im? Lëre të djeshmen të iki, por jo të sotmen.
Atë jetoje mos gënje veten me nesër.Ka vetëm sot…
Jeto kohēn e ndarë në pauza ,fal shpirtin mos e kurse… ……
Thuaj të dua, lëre dhe salcën të bjerë mbi këmishën tënde të shtrenjtë.
Nuk është fundi i botës të të shikojnë me çudi në restorant për këtë….
Fundi është refuzimi i ndjenjave, mosvlerësimi i kohës atëherë kur duhej…
Kaloi jeta në pauza sikur të ishte dje..
Këto shiko miku im mos të pendohesh nesër….
-Mori kapelen e rrumbullakët e rregulloi me gishta rreth kokës.
Buzëqeshi më rrahu supet dhe shkiti si hije jashtë….


Të ngjajshme