‘Jetojmë të dy në një qytet, dhë rrallë shihemi sa rrallë’

16 Prill, 2022 - 1:32 pm

Poezi nga Ismail Kadare.

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Te zgjuarit jane bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’endërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi valle?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë per ty seç ndjeva mall

Të ngjajshme