‘Ju lëntë në vend sëmundja, pjella e juaj jua marrtë fytyrën’

27 Janar, 2020 - 6:56 pm

(Në qoftë ky njeri –
Primo Levi, përkthyer nga Arbër Zaimi).
Primo Levi ishte shkrimtar i madh, i shpëtuar nga Holokausti. Sot bota kujton më shumë se kurrë Holokaustin – gjenocidin e madh dhe krimin e madh ndaj hebrenjve.

“Ju që jetoni të sigurtë
Në shtëpitë tuaja të ngrohta
Ju që kur ktheheni në mbrëmje gjeni
Gjellë të nxehtë e fytyra të dashura
Mendohuni pak, a është vallë burrë ky
Që punon në baltë,
Që kurrë s’njeh prehje,
Që lufton për gjysmë cope bukë,
Që vdes për një po a për një jo.

Konsideroni a është vallë grua kjo
Pa flokë e pa emër,
Pa forcë për të mbajtur mend,
Të zbrazët sytë, të ftohtë mitrën
Si një zhabë gjatë dimrit.

Mendohuni mirë pra, sepse këto kanë ndodhur:
Jua urdhëroj këto fjalë
T’i skalitni në zemrat tuaja
Kur jeni në shtëpi apo kur ecni nëpër rrugë
Duke u shtrirë apo duke u çuar;
Përsëritjani bijve tuaj.
E nëse s’e bëni, ju rrënoftë shtëpia,
Ju lëntë në vend sëmundja,
Pjella e juaj jua marrtë fytyrën.”

Të ngjajshme