Kah fryn era

14 Korrik, 2019 - 3:00 pm

Nga Fjolla Gashi

Këtu qeshjet verbojnë rrezet
E jehojnë veç fjalë të vdekura
Këtu veç fryn e asgjë tjetër
Krim e faje, duar të prekura

Vret e dhemb e gjithë shëmtia
Po ecin rëndë në plagët tona
Rrugëtojnë veç në drejtim të erës
Tokë e nemur kjo e jona

Në hov mërzie hallet mblidhen
Grumbull bahen veç me kast
E kur fryn një erë e fortë
E marrin ngryk prej “ zemrës t’plast”.

Të ngjajshme