Kah po e shoh këtë lule

2 Tetor, 2021 - 12:28 pm

Poezi nga Mirko Gashi

O Zot, im Zot
kah po e shoh këtë lule

në të cilën vdekja dhe jeta
shëtisin dorë për dore
duke i kënduar oda ujit

më është e qartë
se duhet jetuar

dhe duhet parë këtë mrekulli. / KultPlus.com

Të ngjajshme