Kah po e shoh këtë lule

19 Qershor, 2018 - 4:05 pm

Mirko Gashi

O Zot, im Zot
kah po e shoh këtë lule

në të cilën vdekja dhe jeta
shëtisin dorë për dore
duke i kënduar oda ujit

më është e qartë
se duhet jetuar

dhe duhet parë këtë mrekulli.

Të ngjajshme