‘Kam dashur, po dua tani…’

31 Gusht, 2021 - 7:00 pm

Poezi nga Goethe

Kam dashur, po dua tani…

Kam dashur, po dua tani më me zjarr,
Kam qenë shërbyes, tani jam një skllav,
Me ç’zell kam shërbyer këdo!
Por befas më ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shpërblen çdo dhimbje fisnike,
Per mua s’ka tjeter si kjo!

Besova, tani besoj me pasion!
Në shkon jeta mbarë a barra ngarkon,
Besimi prej eje s’mërgohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrëngon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prapë kthjellohet!

Kam ngrënë, tani po ha sa për tre,
Me ndriti krejt shpirti e zemra më rreh,
Gjithçka e harroj mes defrimi!
Rinia me zjen bërtas e gajas,
Kam mall që të shtrohem ndër vene plot gas,
Ngjeroj, më shijo fort ushqimi!

Kam pirë me parë, tani s’lë sapllak,
Dhe vera na ngre, na bën me cakmak,
Dhe gjuhën na gjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrëmbim,
Na ndez kaq deshira, na ngjall kaq besim,
S’na ndalin hendeqet, rrepirat!

Në valle jam hedhur, ne valle marr zjarr,
Asnje shilarthar dhe asnjë valltar
S’erdh rrotull në valle si flutur!
Dhe kush shumë lule ia doli te thurë,
Dhe kurre s’i ndau, s’i shkeli në turr,
I mbeti kurora e bukur!

Ta thurim kurorën! Mos kini ngurrime!
Kush merr trëndaflin plot vese e shkelqime
E çjerr veç pak gjëmbi i mprehtë.
Si dje edhe sot shkelqejnë fort yjet,
Por larg mjaft i rrijnë kujt frikshëm ul kryet
Dhe ngrys po gjithnjë po në jete!./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme