займ на карту онлайн потребительский кредит

Kam me të thirrë

3 Gusht, 2020 - 9:15 pm

Poezi nga Flamur Maloku

Kam me të thirrë me tân’ fuqinë e zânit,
Të dy veshët kanë me t’u shurdhuë;
Jo për diçka t’madhe
Por vetëm me të thanë se t’kam harruë!

Po, sa t’mundem kam me bërtitë
Marre mâ nuk ka;
Edhe ka kohë qi njeri mâ nuk jam
Ama harresen tême për hair me ta bâ!

Tash butë me ty nuk ka
Egër e egër me bërtitë;
E trashegofsh harresen tême
Përjetë e mot ruaje si sytë. / KultPlus.com

Të ngjajshme