Kënga origjinale e Zef Jubanit dedikuar Princeshës Dora d’Istria

8 Maj, 2019 - 10:30 pm

KËNGË

lavdie për zonjën e nderuar dijetare në shkrim

DORA D’ISTRIA

Prej Zef Ndokë Ilia Jubanit

Ti je një yll, e na shndrit Arbërinë,

Me dije, me të mira, e me bukuri ;

Me dashurinë tënde, je duke na përtërirë,

Një gazmend të madh e një lumturi.

Drita e mendjes tënde është duke lulëzuar,

Si drita e syve të tu është sjellë mbi ne ;

Perëndia për të mirën tonë te ka krijuar,

E me sjellë mbarë dhenë tonë ti ke le.

Ndërhyj ti pra je mbretëresha,

Që Dora d’Istria të emërojnë,

Prej Shqipërie je Begtaresha,

Që gjithkund e këtu të nderojnë.

Po ! Shpresa e ëmbël je për ne,

Pse zemra jote është fort e mirë,

Sjelli sytë e tu, e mos harro këtë dhe,

E të kesh edhe për ne mall e dëshirë./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme