‘Këngë dashurie’

7 Shtator, 2021 - 1:00 pm

Poezi nga Herman Hesse

Këngë dashurie

O ti që po ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.
Nga ditët largohem tani,
Se vetëm natën dua.

E art’ është nata për mua,
Si asnjë ditë pastaj.
Atje ëndërroj për një grua,
Dhe flokët e verdha të saj.

Atje ëndërroj lumturinë,
Që prej një vështrimi u stis,
Dhe këngë dëgjoj të më vinë,
Që nga i largti Paradis.

Atje shikoj retë dhe rri
Kundroj gjithë natën sa dua.
O ti që ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua./KultPlus.com

Të ngjajshme