Këshillë për tim bir

26 Nëntor, 2022 - 11:45 pm

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Mos rri zgjuar deri natën vonë
mos u rrah me njerëz
mos u nervozo me politikanë
mos bëj seks pa prezervativ
mos e vozit automobilin shpejt
mos e lodh veten duke punuar shumë
mos pi çaj a kafe shumë
mos pi alkool
mos merr drogë
mos tymos duhan
mos dil në dimër lakuriq në gjah
mos e lodh trurin se ka kush mendon për ty

Kështu që do t’ia arrish im bir
të vdesësh
i shëndoshë si topi /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme