“Kisha puthur buzë me kuptim”

19 Prill, 2019 - 7:30 pm

Poezi nga Abdullah Konushevci

(Në ditëlindjen e saj)

Ajo më deshi
Me më mbytë më shpejt
Pikë gjaku pa më thithur s’e la

Kur preka vetë fundin e vdekjes
Tue qenë jeta
Ajo më la

Pa mbyllur mirë dyert e parajsës
I hapa portën ferrit

Kur i mësova të gjitha
E pashë se kisha puthur
Buzë me kuptim
Dhe shtat me kuptim
Kisha shtruar

Pa e marrë mirë veten
Iu ktheva përsëri
M’i tregue fytyrën e vetë vdekjes
Dhe buzët, buzët që kanë
Ende kuptim

Abdullah Konushevci 

Të ngjajshme