Kopshti

7 Tetor, 2018 - 4:30 pm

Poezi e shkruar nga Ezra Pound.
Përktheu: Orjela Apolloni.

Si nji lamsh mëndafshi që lulëzon kundrejt murit
Ajo ecë përgjatë rrethojave të rrugës në Kopshtet Kensington
Dhe po vdes pak nga pak
Prej nji lloj anemie emocionale.

Dhe rrotull âsht nji turmë
E flliqsinave, e të fuqishmëve, e foshnjeve të pavdekshme të ma t’mjerëve.
Ata kanë me e trashëgu’ tokën.
Në tê âsht fundi i shumimit.
Mërzia e saj âsht elegante dhe e teprueme.

Asaj kishte me i pëlqy’ që ndokush me folë me tê
Dhe gjithmonë ka frikë
Se mos unë kam me e bâ ket pamatuni.

Të ngjajshme