займ на карту онлайн потребительский кредит

Kur budallallëku rritet si bari

21 Janar, 2021 - 8:04 pm

Poezi nga Xhevdet Bajraj:

Për atdhe është derdhur
një det me gjak
e ai tash fle
brenda dhimbjes
së arave të papunuara
nëpër të cilat
budallallëku
rritet si bari

Zgjoj valët e tua të tërbuara
Kosovë
disa anije me flamuj
të ndotur
duhet të fundosen
se edhe kur ne qajmë
jeta buzëqesh
bre nënën / KultPlus.com

Të ngjajshme