‘Kur ikja larg drejt teje vija, kur vija afër ikja larg’

23 Janar, 2021 - 6:19 pm

Poezi nga Dritëro Agolli

Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu
për dreq më trembte largësia
dhe afërsa gjithashtu / KultPlus.com

Të ngjajshme