Kur nëna qan…

1 Maj, 2023 - 10:38 am

Nga Fjolla Gashi

Kam fshirë lot në këtë jetë
Herë në gëzim, herë në hidhërim
E para syve një ka mbetë
Qave dhe ti moj heroinë

Në çdo qoshe të shtëpisë
I ke larë me vaj kujtimet
Ndonëse qesh para meje
Po m’i fsheh të gjitha dhimbjet

Fshehurazi të zë në dhomë
Duke folur bashkë me mallin
Nuk je mësuar me vetminë
Askush si nëna s’e do djalin

Është një mërzi që t’kaplon shpirtin
Kur në mend të vjen kurbeti
Tash numëron ardhjet dhe ikjet
Pret kur vjen vera dhe kismeti

Kush e njeh zemrën e nënës
Bjeshkë e madhe ka qëlluar
Ia din plagët e çdo dite
Veç ajo që e ka përjetuar. / KultPlus.com

Të ngjajshme