Kur të kthehem

11 Prill, 2018 - 12:30 pm

Poezi e shkruar nga Agim Ramadani.

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetes
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’do të më njohë askush
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehen
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.

Të ngjajshme