‘Kur u ngrit terri lart aq lart sa s’preket me dorë as me sy’

4 Korrik, 2022 - 11:45 pm

Poezi nga Basri Çapriqi

Terri

Kam zgjatur duart
Kam ecur mbi rërë
Me gjetë
Portokallen e humbur
Te një breg që e hante uji
Gjithë natën e lume

Në një shteg që
S’e shoh unë
Hynë gjithë ai zë
Që ulet nga qielli

Ku mund të hapet
Kjo zbrazëti
Me mbushë pak shpirtin
Dritë

Portokallja që s’shihet dot
Shtrydh pa ja da
Pika të ëmbla mbi buzët e egra
T’atij bregu që hante uji

Kur u ngrit terri lart aq lart
Sa s’preket me dorë as me sy
Një zë që vjen nga larg
M’kish shtrydhur

Portokallen që
Mbaja në shuplakë / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme