Lamtumirë

26 Maj, 2025 - 10:00 pm

Poezi nga Federik Rreshpja

Perënditë ilire skalitur në mjegulla
Vdesin në horizont.
Fati im prej duralumini
Nëpër vdekje perëndish.

Fluturon nëpër iliadën e shkrepave
Fati im tërë gjëmë.
Dhembja ime ulërin nëpër qiell
Sa tërë avionët e botës.

Lamtumirë! Fati im i rrëzuar diku
Do mos ngrihet kurrë më.
Jo, unë nuk desha të ik nëpër qiej,
Unë desha të ik nëpër këngë./KultPlus.com

Të ngjajshme