‘Deshi lepuroshi të bëj një mrekulli’/Nostalgji

2 Prill, 2023 - 3:00 pm

Rexhep Hoxha

Deshi lepuroshi
t’bëjë një mrekulli,
të vishej me tesha
po sikur njeri.

Veshi pantollone
këpucë e jelekë,
n’Zvicërr porositi
sahat me qystek.

Mirë, porse të ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshët e gjatë
s’i ndejtën n’kapuç./ KultPlus.com

Të ngjajshme