Lodra e dashurisë

12 Nëntor, 2017 - 11:59 am

Poezi e shkruar nga Lasgush Poradeci.

Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.
Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.
Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.
Kuptova
Dashurinë
Që lot –
Kur shemb! o Zot!

Të ngjajshme