займ на карту онлайн потребительский кредит

Ma sillni një filxhan kujtimesh!

16 Shtator, 2020 - 11:03 am

Poezi nga Leonora Aliu

Në vend të kafesë në filxhan,
sot, gjithçka nisi me mall.

Për ato që ishin,
që do të vinin.
Për ato që kishim,
e që s’mund të zinim.

Ma sillni një filxhan kujtimesh!
Të thellë sa një oqean!

Sa shumë kam për të tregu.
A e beson, prapë jam dashunu?!
Kësaj radhe me jetën.

E di që do të tallesh.
Përherë je tallë me zgjedhjet e mia.
Dhe me të drejt! Prandaj, përfundonim duke u tallur së bashku.
Por tregomë, ku ka ma mirë se të dashurohesh me jetën?
Ku ka iluzion ma të madh se vetë jeta?

Jemi ba me dy mbesa!
Rana e ka tash edhe Marën.
S’kam çka të flas për madhështinë e kësaj.
Ti më së miri e di nevojën e një motre.

Jemi ba edhe me nip!
Emrin e ka si të një mbreti.
Ka moshë aq sa të na thërret teze, e të mos na lë me pi kafen nga loja
me të.

Gra e burra jemi ba.
Po të njëjtit qysh na la.

Por dallim ka.
Të qeshurat njësoj nuk janë.
Takimet janë rallu.
Të paplota në çdo kuptim.

Në vend të kafesë në filxhan!

Nuk të kemi harru!

As sot,
as asnjë nga 1460 ditët.
As kurrë s’ka për të ndodh,
sa të na lejojë mendja!

E qysh mundemi?
Kaltëroshja jonë.

Ti nga kasolla jote qiellore,
ne në mesin e të gjallëve të përhumbur në iluzionet e jetës.

Le të pijmë sot, të vetmën që na mbeti.
Në vend të kafesë në filxhan.

Një oqean kujtime, dhe mall! / KultPlus.com

Të ngjajshme