Malli

4 Shkurt, 2023 - 11:45 pm

Poezi nga Lasgush Poradeci

Malli

Syri i bukur që t’u mvrenjt
Syri yt që më lëndon
Do më lërë a vonë a shpejt,
Do më lërë a shpejt a vonë.

Sapo shpirti m’u delir
Shpirti im i nxirë krejt
Do më lërë me pahir
Syri i bukur qe t’u mvrenjt

E do mbetem përnjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më cmend
Do më lërë a shpejt a vonë
Do më lërë a vonë a shpejt,
Do me lërë a shpejt a vonë,
Syri i bukur qe t’u mvrenjt
Syri yt që më lëndon.

Do më lërë…A! por si
Qofë ahere ose tani
Do të qaj aq dashuri
Që do humb me mall te ti?

Mua mendja s’m’a kupton,
Mua syri s’ma veshtron
Po fillon edhe vajton,
E kullon, kullon, kullon:

Mall! o mall! që vjen e shkon!

Vjen e shkon e prapë vjen,
Mall qe len nga perëndon:
Len e vjen e zjen e bren:
Malli mallin më s’e gjen…/KultPlus.com

Të ngjajshme