‘Mbase ikim ikim ikim, nga dhomat e mbushura ofshamë’

3 Shtator, 2025 - 12:31 pm

Poezi nga Petro Marko

Dhe ikim ikim ikim

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë

Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë./KultPlus.com

Të ngjajshme