‘Me dhimbje’

4 Shtator, 2021 - 4:04 pm

Poezi nga Dritëro Agolli

Me dhimbje

Te rrosh është dhimbje,
Është dhimbje vërtet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a në ëndërr,
S’e di se c’të ndodbë, a c’të prêt.
Dhimbje të ecësh i vetëm në rrugë,
Këpucët e tua të ndjesh,
Dhimbje të hash pak supë e pak bukë,
Te presësh me dhëmbë një presh.
Dhimbje të ndjesh një sharje pas shpine
Nga një udhëtar qe s’e njeh,
Dhimbje kur miqtë s’ta shkelin shtëpinë
Dhe s’duan të dinë si je./KultPlus.com

Të ngjajshme