Me ditë

23 Maj, 2019 - 10:30 pm

Nezir Kraki

Me ditë me e ndalë kohën,
E me perfitu nga një moment,
nga një shikim,
nga një mendim,
nga një prekje,
nga një knaqsi…
nga një varg, nga një poezi.

Me ditë veten me e harru,
E tjetrin dert m’i pasë…
n’shikim,
n’mendim,
n’knaqsi,
n’varg, n’poezi.

Domethënë…
Me ditë me dashtë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme