“Më lodhi mundimi në shpirt tërë jetën, ta them lakuriq të vërtetën”

7 Korrik, 2022 - 4:30 pm

Poezi nga Dritëro Agolli

Më lodhi mundimi në shpirt tërë jetën
Ta them lakuriq të vërtetën.
Po s’munda ta them ngaherë të plotë,
Se ishte zuskë kjo botë.
Tani më vjen keq për aq sa gënjeva,
Megjithëse gënjyen dhe Adami dhe Eva
Të paret gënjeshtarë të mjerë
Dhe kjo më jep ngushellim herë-herë. /KultPlus.com

Të ngjajshme