Më mungon ti…

26 Gusht, 2021 - 1:27 pm

Poezi nga Pablo Neruda

Nuk është se mendimet më janë mbyllur,
Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri…
Është e thjeshtë, më mungon kjo,
Kjo që adhuroj – Më mungon ti!

Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë,
Por vdes morali, para syve të mi…
Edhe iluzionet e mia vdesin,
Përpara trishtimit – Më mungon ti!

Nuk është se kam harruar, qe për burrat,
Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri…
Nuk është asnjë nga këto,
Por nuk me përgjigjesh,
Kur te thërras – Më mungon ti! / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme