‘Me të dasht ty duhen dy zemra’

27 Mars, 2022 - 10:18 pm

Fitim Majkovci

me të dasht ty duhen dy zemra
jetë me jep por shpirtin ma merr
një zemër s’mjafton e dy s’i kam
me të dasht ty asht tmerr.
tu t’lyp çdokund, harroj vetën
çliromë prej këtyne zinxhirëve
e drejtim jepëm, se rob i joti jam,
me të dasht ty duhen dy zemra
një s’mjafton e dy s’i kam.
ti je gjithçka që tjerat s’ishin,
je shumë ma tepër se veç dashni
fat i keq që dashnia s’fle n’ty
po nejse, ti s’flen as me mu, je me vetminë.
historia më e bukur që u kthye n’trishtim
shpirti i shpirtit tim s’asht ma shpirt i im
andrra e nji nate vere, e shndërruar n’makth
në ditët e mia të dimnit, tash je larg.
kur pranvera nisë të çelë sythat
unë sytë e tu s’i kam afër
jetoj veç me kujtimet, me ato pak që s’mi more,
një gotë, pak duhan, e nji fletore
ku të qëndisi me poezi, fjalëpak,
me të dasht ty duhen dy zemra
po unë veç nji zemër kam. /KultPlus.com

Të ngjajshme