‘Mos më jep pra shpirtin tënd, më jep trupin tënd, që të mos i gjej kurrë fundin’

10 Nëntor, 2021 - 8:00 pm

Poezi nga Jehuda Amihai

Trupat e njerëzve janë të ndyshëm njëri nga tjetri
kurse shpirtrat e tyre janë përplot me të njëjtin fryt buçitës
njësoj si aeroportet.
Mos më jep pra shpirtin tënd,
më jep trupin tënd, që të mos i gjej kurrë fundin,
më jep qypin, jo se ç’ka brenda.

Ji pra me mua brenda aeroportesh
atje ku mbështillen brenga ndarjesh
fjalë të ndjera, jetime,
ku ushqimi dhe pija kushtojnë shtrenjtë
e ku njerëzit dhe fatet e tyre kanë pazar të mirë.

Bisedohet në telefon
goja përtyp hidhërimin dhe dashurinë në aparat.

Kush vajton ka duar po aq
të bardha sa gratë që martohen,
ndërsa ato krahë që nuk kanë kë të pushtojnë
si do ta shtynë përndryshe këtë jetë?

Shpirti im le të vdesë tok me trupin tim.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Yehuda Amichai in 1986. (Moshe Shai/Flash90)

Të ngjajshme