Mos qëndro shumë i dashuruar

18 Qershor, 2025 - 11:00 pm

Poezi nga William Butler Yeats

Xhan, mos qëndro shumë i dashuruar:
Unë ndejta për kaq shumë i dashuruar,
Dhe me kohën dola nga qarkullimi
Si një këngë e vjetëruar.
Gjatë viteve të rinisë sonë
Siç ajo, edhe unë s’munda ta di
Se ku ndaheshin mendimet tona,
Ishim thjesht një njeri.
Por dëgjo, për një çast ajo ndryshoi—
Dëgjo, mos qëndro shumë i dashuruar,
Se me kohën del nga qarkullimi,
Si një këngë e vjetëruar.

1904

Përktheu: Edon Qesari/ KultPlus.com

Të ngjajshme