Ende është dimër

19 Shkurt, 2023 - 8:30 pm


Poezi nga Nerimane Kamberi

Ende është dimër,
ende uji mund të ngrihet
në çeshme në oborr
aty kur rrijmë verës deri vonë.

Ende mund të bie borë!

Mimozat po shiten në shesh?
Vijnë nga jugu, aty ku ka det.
Mos u mashtro nga rrezet e ngrohta,
sa të bie dielli, tē kapin ethe të ftohta.

Ende mund të bie borë!

Jo, mos i beso kësaj dite të këtij muaji, këtë vit,
këtij qiell pa re që shëndrit,
në mëngjes në xham me avullin e gojës
një zemër të thyer mund të vizatohet

Ende mund të bie borë !

Sheh befas një buzëqeshje në buzë të dashur?
shikoja sytë, janë të akulltë
si kjo pasdite që po perendon
edhe dashuria mund të mbarojë.

Po bie borë! / KultPlus.com

Të ngjajshme